Mësohen datat e nisjes së aktiviteteve për sezonin e ri, 2021-2022. Komiteti Ekzekutiv pranë FSHF-së ka vendosur sot që sezoni i ri të nisë me finalen e Superkupës, siç ndodh zakonisht. Kështu, Teuta kampione në fuqi dhe Vllaznia fituese e Kupës, do të disktuojnë mes tyre trofeun e parë sezonal më 28 gusht.
Kampionati i ri i Superiores do të nisë më 11 shtator 2021 dhe do të mbyllet më 26 maj 2022. Kampionati i Kategorisë së Parë nis gjithashtu më 11 shtator dhe përfundon më 7 maj 2022. Sezoni i ri do të mbyllet me finalen e Kupës së Shqipërisë, më 31 maj.
Datat e fillimit dhe përfundimit të gjithë kompeticioneve:
- Superkupa e Shqipërisë zhvillohet më 28.08.2021.
- Kampionati i Superiores fillon më 11.09.2021 dhe mbaron më 26.05.2022.
- Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më 11.09.2021 dhe mbaron më 07.05.2022.
- Kampionati i Kategorisë së Dytë fillon më 19.09.2021 dhe mbaron më 01.05.2022.
- Kupa e Shqipërisë, Turi Paraeleminator, fillon më 11.09.2021 dhe mbaron më 31.05.2022.
- Kampionati i Femrave fillon më 26.09.2021 dhe mbaron më 30.04.2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje