Futboll

Përcaktohen datat e sezonit të ri, Superiorja fillon më 11 shtator

Mësohen datat e nisjes së aktiviteteve për sezonin e ri, 2021-2022. Komiteti Ekzekutiv pranë FSHF-së ka vendosur sot që sezoni i ri të nisë me finalen e Superkupës, siç ndodh zakonisht. Kështu, Teuta kampione në fuqi dhe Vllaznia fituese e Kupës, do të disktuojnë mes tyre trofeun e parë sezonal më 28 gusht.

Kampionati i ri i Superiores do të nisë më 11 shtator 2021 dhe do të mbyllet më 26 maj 2022. Kampionati i Kategorisë së Parë nis gjithashtu më 11 shtator dhe përfundon më 7 maj 2022. Sezoni i ri do të mbyllet me finalen e Kupës së Shqipërisë, më 31 maj.

Datat e fillimit dhe përfundimit të gjithë kompeticioneve:

  • Superkupa e Shqipërisë zhvillohet më 28.08.2021.
  • Kampionati i Superiores fillon më 11.09.2021 dhe mbaron më 26.05.2022.
  • Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më 11.09.2021 dhe mbaron më 07.05.2022.
  • Kampionati i Kategorisë së Dytë fillon më 19.09.2021 dhe mbaron më 01.05.2022.
  • Kupa e Shqipërisë, Turi Paraeleminator, fillon më 11.09.2021 dhe mbaron më 31.05.2022.
  • Kampionati i Femrave fillon më 26.09.2021 dhe mbaron më 30.04.2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë