Bota

Sekuestrohen rreth 6 tonë kokainë në Kolumbi (Video)

Ushtria kolumbiane ka sekuestruar rreth 6 tonë kokainë në zonën jug-lindore të vendit. Mediat, të cilat i referohen burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, raportojnë se kokaina i përket një grupi rebel që që është në një konflikt të armatosur me qeverinë e Bogotas.

Gjatë operacionit që zgjati disa orë, ushtria shkatërroi edhe tre laboratore të mëdha kokaine që i përkisnin pikërisht rebelëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilët kërkojnë e mbështesin aktivitetin e tyre pikërisht me trafikun e kokainës jashtë vendit.

Sipas autoriteteve, sasia mund të ndahej në të paktën 12 milionë doza. Kompleksi ku u sekuestrua kokaina siguronte çdo muaj të ardhura deri në 8 milionë dollarë nga shitja e lëndëve narkotike.

Kolumbia është një ndër vendet kryesore të prodhimit të kokainës në botë. Presidenti Ivan Duque shpalli si prioritet luftën kundër drogës, kur mori postin në vitin 2018.

Javën e kaluar, trafikantët qëlluan me armë zjarri helikopterin e presidentit teksa fluturonte në veri të Kolumbisë bashkë me ministrin e Brendshëm dhe atë të Mbrojtjes. Fatmirësisht ata nuk u lënduan dhe helikopteri u ul i sigurt në tokë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë