Futboll

Video/ Dy shqiptarë shpallen kampionë Italie me Empolin për 19-vjeçarët

Pas një finaleje të mbushur me emocione, trofeu i kampionëve të Italisë për të rinj i ka takuar Empolit, që ka mundur 5-3 Atalantën. Një trofe, që Empoli e fiton pas 22 vitesh dhe që ka edhe kontributin e dy futbollistëve shqiptarë: Kristjan Asllanit dhe Kleis Bozhanajt.

Atalanta ishte favorite në finale, por fitorja ishte e merituar për skuadrën toskane. Empoli kaloi në avantazh me golin e Asllanit. Mesfushori shqiptar ekzekutoi fort një goditje dënimi jashtë zonës dhe tundi rrjetën. Atalanta barazoi shpejt, megjithatë Empoli mbajti ritmin e lartë dhe realizoi 2 gola në fundin e pjesës së parë, si dhe dy të tjerë në të dytën. Ndeshja pati edhe tension, ku dy lojtarë të Atalantës dhe një i Empolit u ndëshkuan me karton të kuq.

Asllani ishte titullar në këtë ndeshje dhe qëndroi 90 minuta në fushë, kurse Bozhanaj u aktivizua në kohën shtesë. Ky trofe i fituar në stadiumin e Sasuolos është shumë i rëndësishëm për dy lojtarët shqiptarë, kreditet e të cilëve rriten rrjedhimisht. Në një të ardhme të afërt ata mund të jenë të rëndësishëm edhe me fanellën kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë