Politike

Një ditë pas vizitës së Reeker, Kim “troket” te zyrat e SPAK

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vizitoi SPAK-un një ditë pas ndalesës në Shqipëri të Ndihmës Sekretarit të Shtetit në Detyrë për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker.

“U takova sot me grupin e parë të hetuesve të Burosë Kombëtare të Hetimit që po përmbyllin trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do t’ja dalin mbanë. Qytetarët shqiptarë kanë shpresa te ta dhe familjet e tyre janë krenarë. SHBAa do t’i mbështesë fort në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Kim.

Mbështetjen në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e përcolli një ditë më parë edhe Philip Reeker. Nga politika ai u takua vetëm me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, ndërsa kishte rezervuar edhe një seri takimesh me anëtarë të strukturave të reja të sistemit të drejtësisë.

“Ai nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e shkurtër të shpërndarë nga Ambasada e SHBA.

Gjatë kësaj vizite, Reeker shmangu një takim me Presidentin Ilir Meta. Nga Presidenca deklaruan se nuk ka pasur asnjë kërkesë të diplomatit të DASH për t’u takuar me Presidentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë