Futboll

Etrit Berisha kthehet në Serinë A, kryen vizitat mjekësore te Torino

Etrit Berisha ka zbarkuar në Torino për t’u bërë zyrtarisht pjesë e kësaj skuadre. Portieri i Kombëtares shqiptare ka kryer vizitat mjekësore gjatë paradites në stadiumin “Olimpico Grande Torino”.

Tani pritet vetëm që klubi torinez të zyrtarizojë blerjen e portierit kuqezi, që vjen pas përvojës me Spalin në Serinë B. Për Torinoin është një operacion me kosto zero, pasi Berishës i ka përfunduar kontrata me Spalin. Ai do të jetë afrimi i parë i Torinos në merkaton e verës.

Etrit Berisha. Gazeta Si, 1 korrik 2021

Berisha kthehet kështu në Serinë A, ku ka provuar të luajë me fanellën e Lacios dhe të Atalantës. Te Torino ai gjen dy shqiptarë të tjerë, Mërgim Vojvodën dhe Samir Ujaknin, që të dy pjesë e Kosovës. Përvoja dhe paraqitja e Berishës në sezonin e fundit i ka bindur drejtuesit e Torinos për ta afruar në skuadër.

Për Berishën ka dalë garant edhe ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi. Sezonin e fundit Torino arriti të mbijetonte në Serinë A me jo pak vështirësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë