Politike

Porositë e Ramës për kryebashkiakët, Basha: Mund të bësh koka turku, por peshku qelbet nga koka

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë ku ndër të tjera Rama tha se   kushdo ndër pjesëtarët e PS që bie pre e korrupsionit apo ryshfeteve, nuk do të ketë më mbrojtje nga Partia Socialiste dhe as pjesë e saj.

“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka”, reagoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha në Twitter.

Kryeministri Edi Rama mblodhi kryebashkiakët e PS-së pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Fatos Tushes, kryebashkiakut të Lushnjës prej tre mandatesh.

Në harkun kohor prej dy ditësh Rama ka shkarkuar kryetarin e bashkisë së Lushnjës nga detyra si dhe ka deklaruar zyrtarisht se Tushe nuk do të jetë më pjesë e PS.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë