Kryetari i PD-së, Lulzim Basha komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë ku ndër të tjera Rama tha se kushdo ndër pjesëtarët e PS që bie pre e korrupsionit apo ryshfeteve, nuk do të ketë më mbrojtje nga Partia Socialiste dhe as pjesë e saj.
“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka”, reagoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha në Twitter.
Kryeministri Edi Rama mblodhi kryebashkiakët e PS-së pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Fatos Tushes, kryebashkiakut të Lushnjës prej tre mandatesh.
Në harkun kohor prej dy ditësh Rama ka shkarkuar kryetarin e bashkisë së Lushnjës nga detyra si dhe ka deklaruar zyrtarisht se Tushe nuk do të jetë më pjesë e PS.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje