Politike

“Peshku qelbet nga koka”, Patozi-Bashës: Po andej nga pellgu yt, nga bishti qelbet?

Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi që zgjedhjet e fundit garoi nën siglën e “Bindjes Demokratike” i është dukur bajate  reagimi i njëjtë i Lulzim Bashës për çdo rast korrupsioni të hetuar nga SPAK se “peshku qelbet nga koka”. Dhe ka një arsye sipas tij.  

“Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut.

Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës.

Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta.

Dhe do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen”, shkruan Patozi duke iu referuar direkt Lulzim Bashës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë