Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi që zgjedhjet e fundit garoi nën siglën e “Bindjes Demokratike” i është dukur bajate reagimi i njëjtë i Lulzim Bashës për çdo rast korrupsioni të hetuar nga SPAK se “peshku qelbet nga koka”. Dhe ka një arsye sipas tij.
“Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut.
Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës.
Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta.
Dhe do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen”, shkruan Patozi duke iu referuar direkt Lulzim Bashës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje