Bota

Foto-Video/ Mot i keq në Gjermani, të paktën 42 të vdekur dhe mbi 50 të zhdukur nga përmbytjet

Numri i të vdekurve nga shirat e mëdha dhe përmbytjet që goditën Gjermaninë Perëndimore, është të paktën 42 persona dhe rreth 50 të zhdukur, sipas policisë gjermane.

“Shumë nga njerëzit e zhdukur” u gjetën në çatitë e shtëpive që u përfshinë nga përmbytja e lumit në komunën e Schuld në Rhineland-Palatinate, tha një zëdhënës i policisë së Këlnit.

Në veçanti, ujërat përmbytën gjashtë shtëpi në qytetin e Schuld. Shkollat ​​mbeten të mbyllura në disa vende, njoftoi media lokale.

Autoritetet raportojnë se rreth 200 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa kancelarja Angela Merkel ka mbetur e “tronditur nga katastrofa” që ka përfshirë vendin në mes të sezonit veror.

Veçanërisht i prekur ishte qyteti Hagen, ku të mërkurën, sasia e madhe e ujit mbushi dhjetëra e dhjetëra bodrume, “Keller” tipike të shtëpive në Gjermani.

Zjarrfikësit duhet të shpëtonin disa shoferë, automjetet e të cilëve ishin bllokuar në metro të përmbytura. Disa video të postuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë me ujë në lartësinë e gjurit dhe të tjerë të mbuluara me baltë. Përmbytjet prekën edhe pjesë të tjera të Evropës perëndimore dhe qendrore: Hollandë, Belgjikë dhe Zvicër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë