Politike

Analiza e zgjedhjeve në PD në dorë të “konsulentëve”, drejtuesit politik në kryesi: Nuk pasqyron realitetin

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh për më shumë se dy ore në PD ku miratoi analizën e zgjedhjeve, ndryshimet ne statut te propozuara nga Lulzim Basha si dhe listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar te propozuar po nga Basha.

Ashtu sic edhe pritej, kryesia e PD-së nuk ka kaluar pa debate sa kohë që vetëm 24 orë më parë anëtarëve të kryesisë (disa prej tyre edhe drejtues politik në qarqe) u është ofruar një analizë për qarqet, duke pretenduar se nuk është ai i hartuar prej tyre në terren.

Kontestimin më të fortë ndaj dokumentit e kishin dy nënkryetarët e PD-së, Edmond Spaho dhe Edi Paloka për dy qarqet që ata drejtonin Korca dhe Durrësi që në analizën përfundimntare ishin kategorizuar si qarqe me rezultat minimal nga pritshmëritë e PD.  Si Paloka ashtu edhe Spaho debatuan me  Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili mbante firmën e dokumentit përfundimtar.

Nga ana e tij, Bardhi ka hequr përgjegjësinë duke u shprehur se metodologjia nuk është bërë nga ai por nga disa “konsulentë”

Debati në kryesinë e PD:

Edi Paloka: Dokumenti nuk pasqyron raportet e hartuara nga drejtuesit polik. Nuk mund ta miratojmë dokumentin në këtë mënyrë si është hartuar, duhet ndryshuar.

A duhet matur me vota rezultati apo me mandate te arritura. A quhet objektiv minimal apo maksimal, se për 3900 vota nuk u mor mandati 7?

Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua që Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bere analiza.

Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes rezultati. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.

Gazment Bardhi: Analizën për faktorët e brendshëm, degë më degë do e bëjmë në një fazë të dytë, në shtator.

Fatbardh Kadilli: Në këtë analizë nuk përmenden problematikat që kanë lidhje me përformancën e PD-së, si reagoi struktura, koha e daljes në terren, cilësia e listave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë