Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh për më shumë se dy ore në PD ku miratoi analizën e zgjedhjeve, ndryshimet ne statut te propozuara nga Lulzim Basha si dhe listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar te propozuar po nga Basha.
Ashtu sic edhe pritej, kryesia e PD-së nuk ka kaluar pa debate sa kohë që vetëm 24 orë më parë anëtarëve të kryesisë (disa prej tyre edhe drejtues politik në qarqe) u është ofruar një analizë për qarqet, duke pretenduar se nuk është ai i hartuar prej tyre në terren.
Kontestimin më të fortë ndaj dokumentit e kishin dy nënkryetarët e PD-së, Edmond Spaho dhe Edi Paloka për dy qarqet që ata drejtonin Korca dhe Durrësi që në analizën përfundimntare ishin kategorizuar si qarqe me rezultat minimal nga pritshmëritë e PD. Si Paloka ashtu edhe Spaho debatuan me Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili mbante firmën e dokumentit përfundimtar.
Nga ana e tij, Bardhi ka hequr përgjegjësinë duke u shprehur se metodologjia nuk është bërë nga ai por nga disa “konsulentë”
Debati në kryesinë e PD:

Edi Paloka: Dokumenti nuk pasqyron raportet e hartuara nga drejtuesit polik. Nuk mund ta miratojmë dokumentin në këtë mënyrë si është hartuar, duhet ndryshuar.
A duhet matur me vota rezultati apo me mandate te arritura. A quhet objektiv minimal apo maksimal, se për 3900 vota nuk u mor mandati 7?

Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua që Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate
Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bere analiza.
Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes rezultati. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.
Gazment Bardhi: Analizën për faktorët e brendshëm, degë më degë do e bëjmë në një fazë të dytë, në shtator.
Fatbardh Kadilli: Në këtë analizë nuk përmenden problematikat që kanë lidhje me përformancën e PD-së, si reagoi struktura, koha e daljes në terren, cilësia e listave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje