Ambasada Amerikane dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Kurban Bajramit. Ambasadori Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka uruar shqip shqiptarët.
Gëzuar Kurban Bajramin! 🕌 🙏🇦🇱 https://t.co/Yz9VS9A2gR
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) July 20, 2021
Nga ana tjetër përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane ka shprehur urimet më të mirat besimtarëve ndërsa thekson se ditë ofron një mundësi për të reflektuar.
“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”, thuhet në mesazhin e ambasadës Amerikane në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje