Ka ndodhur

SHBA-BE urojnë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Ambasada Amerikane dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Kurban Bajramit. Ambasadori Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka uruar shqip shqiptarët.

Nga ana tjetër përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane  ka shprehur urimet më të mirat besimtarëve ndërsa thekson se ditë ofron një mundësi për të reflektuar.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”, thuhet në mesazhin e ambasadës Amerikane në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë