Futboll

Arsenali vatër Covid-i, anulohet ndeshja me Interin në turneun amerikan

Covid-i ka prishur planet e përgatitjeve para kampionatit për Arsenalin. Për shkak se disa futbollistë kanë rezultuar pozitivë, klubit londinez i është dashur të anulojë turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të luante disa miqësore për “Kupën Florida”, e para në program më 25 korrik ndaj Interit.

Sipas sitit anglez “The Athletic”, Arsenali ka pasur disa raste të infiktimit nga Covid-19 dhe nuk mund të udhëtojë drejt Amerikës. “Topçinjtë” duhej të luanin ndaj kampionëve të Italisë të dielën dhe pastaj ndaj Milionarios ose Evertonit, por të dyja këto ndeshje janë humbur tashmë.

Në këtë situatë emergjence, organizatorët e “Kupës Florida” duhet të gjejnë sa më shpejt një skuadër tjetër për të zëvendësuar Arsenalin, ku tashmë është ngritur alarmi. Starti i Premier Ligës po afron (13 gusht) dhe kjo situatë nuk është aspak e mirë për skuadrën londineze.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë