Një 42-vjeçar ka shkaktuar panik tek pushuesit në plazhin e Zvërnecit në Vlorë mesditën e të enjtes. Policia bën me dije se i dyshuari është përfshirë në një konflikt të çastit dhe ka qëlluar me armë në ajër.
Mësohet se 42-vjeçari L. RR., është shpallur në kërkim, pasi pas konfliktit është larguar me shpejtësi nga plazhi.
Autoritetet sqarojnë se po krehin zonën për kapjen e tij, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje