Ka ndodhur

Qëlloi me armë në ajër në plazhin e Zvërnecit, në kërkim 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka shkaktuar panik tek pushuesit në plazhin e Zvërnecit në Vlorë mesditën e të enjtes. Policia bën me dije se i dyshuari është përfshirë në një konflikt të çastit dhe ka qëlluar me armë në ajër.  

Mësohet se 42-vjeçari L. RR., është shpallur në kërkim, pasi pas konfliktit është larguar me shpejtësi nga plazhi.

Autoritetet sqarojnë se po krehin zonën  për kapjen e tij, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë