Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje me një nga vendet kryesore të Evropës për të frenuar bumin e emigrantëve që vijojnë të hyjnë në territorin britanik.
Marrëveshja me Francën u nënshkrua nga ministrat e brendshëm të vendeve përkatëse, dhe parashikon angazhimin e Londrës për t’i paguar Parisit rreth 62 milion euro me qëllim forcimin e kontrolleve të policisë në brigjet franceze, të cilat i shtohen 175 milion eurove që tashmë i janë besuar Francës për të frenuar fluksin e emigrantëve në dhjetë vitet e fundit.
Rreth shtatëqind emigrantë kanë arritur brigjet angleze dy ditët e fundit dhe deri më tash vetëm gjatë verës numri i përgjithshëm i emigrantëve ilegale ka shkuar në 8500, duke tejkaluar totalin e vitit të kaluar.
Dyfishimi i numrit të agjentëve francezë për të ndaluar emigrantët para se të nisen për në Mbretërinë e Bashkuar është qëllimi i autoriteteve britanike, të cilat vetëm nga Parisi këtë vit janë ndihmuar në ndalimin e 5 mijë emigrantëve të paligjshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje