Bota

Londra paguan Parisin për të ndaluar emigrantët e paligjshëm

Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje me një nga vendet kryesore të Evropës për të frenuar bumin e emigrantëve që vijojnë të hyjnë në territorin britanik.

Marrëveshja me Francën u nënshkrua  nga ministrat e brendshëm të vendeve përkatëse, dhe parashikon angazhimin e Londrës për t’i paguar Parisit rreth 62 milion euro me qëllim forcimin e kontrolleve të policisë në brigjet franceze, të cilat i shtohen 175 milion eurove që tashmë i janë besuar Francës për të frenuar  fluksin e emigrantëve në dhjetë vitet e fundit.

Rreth shtatëqind emigrantë kanë arritur brigjet angleze dy ditët e fundit dhe deri më tash vetëm gjatë verës numri i përgjithshëm i emigrantëve  ilegale ka shkuar në 8500, duke tejkaluar totalin e vitit të kaluar.

Dyfishimi i numrit të agjentëve francezë për të ndaluar emigrantët para se të nisen për në Mbretërinë e Bashkuar është qëllimi i autoriteteve britanike, të cilat vetëm nga Parisi këtë vit janë ndihmuar në ndalimin e 5 mijë emigrantëve të paligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë