Në fundjavën e nxehtë të temperaturave, por jo të politikës, u publikua një vizitë private e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në SHBA.
Lajmi mbi një udhëtim të mundshëm të tyre në SHBA, aty ku Meta ka marrëdhënie të ndera, nuk u mohua por as edhe pohua nga Meta dhe Kryemadhi.
Lajmi u shoqërua me heshtje, ndërsa e diela ka rizgjuar sërish këtë vizitë pas një foto të publikuar nga lobisti libanez Safi Kaskas.

Kaskas i ka dhuruar çiftit presidencial një libër të shkruar prej tij ndërsa shkruan se shumë shpejt do vijë në Shqipëri me ftesë të Metës e Kryemadhit në promovimin e librit ne shqip.
“Unë dhe gruaja ime patëm një vizitë shumë produktive këtë mëngjes me Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Ilir Meta dhe gruan e tij Monika Kryemadhi. Ne u dhuruam atyre një kopje të librit tim Kur’ani me Referencat në Bibël. Zonja e Parë e Shqipërisë e donte librin dhe u angazhua për ta përkthyer atë në shqip me një grup studiuesish. Ata gjithashtu na ftuan t’i vizitojmë ata në Shqipëri për të promovuar përkthimin e librit”, shkruan Kaskas.
Nuk dihet nëse Kaskas ka lobuar për vizitën e Metës dhe Kryemadhit në SHBA.
Ajo që dihet ëhstë se biznesmeni libanez është lobist i njohur me bazë në SHBA e Arabinë Saudite me më shumë se 40 vite përvojë në planifikimin strategjik, udhëheqjen dhe etikën e biznesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje