Politike

Vizita sekrete e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, kush loboi për udhëtimin e tyre

Në fundjavën e nxehtë të temperaturave, por jo të politikës, u publikua një vizitë private e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në SHBA.

Lajmi mbi një udhëtim të mundshëm të tyre në SHBA, aty ku  Meta ka marrëdhënie të ndera, nuk u mohua por as edhe pohua nga Meta dhe Kryemadhi.

Lajmi u shoqërua me heshtje, ndërsa e diela ka rizgjuar sërish këtë vizitë pas një foto të publikuar nga lobisti libanez Safi Kaskas.

Kaskas i ka dhuruar çiftit presidencial një libër të shkruar prej tij ndërsa shkruan se shumë shpejt do vijë në Shqipëri me ftesë të Metës e Kryemadhit në promovimin e librit ne shqip.

“Unë dhe gruaja ime patëm një vizitë shumë produktive këtë mëngjes me Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Ilir Meta dhe gruan e tij Monika Kryemadhi. Ne u dhuruam atyre një kopje të librit tim Kur’ani me Referencat në Bibël. Zonja e Parë e Shqipërisë e donte librin dhe u angazhua për ta përkthyer atë në shqip me një grup studiuesish. Ata gjithashtu na ftuan t’i vizitojmë ata në Shqipëri për të promovuar përkthimin e librit”, shkruan Kaskas.

Nuk dihet nëse Kaskas ka lobuar për vizitën e Metës dhe Kryemadhit në SHBA.

Ajo që dihet ëhstë se biznesmeni libanez  është lobist i njohur me bazë në SHBA e Arabinë Saudite me më shumë se 40 vite përvojë në planifikimin strategjik, udhëheqjen dhe etikën e biznesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë