Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin Milot-Rëshen, ku dy persona janë lënduar si pasojë e pëplasjes së dy makinave.
Policia bën me dije se mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dy shtetase, të cilat udhëtonin si pasagjere. Dy të lënduarat janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin dhe ndihmën e parë mjekësore.
Ndërsa drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje