Ka ndodhur

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, lëndohen dy pasagjere

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin Milot-Rëshen, ku dy persona janë lënduar si pasojë e pëplasjes së dy makinave.

Policia bën me dije se mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime dy shtetase, të cilat udhëtonin si pasagjere. Dy të lënduarat janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin dhe ndihmën e parë mjekësore.

Ndërsa drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin,  për veprime të mëtejshme


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë