Dy persona janë arrestuar në Tiranë për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë I.K. 44 vjeç dhe Xh.I. 24 vjeç.
Në lokalin e tyre në rrugën “Studenti”, policia konstatoi aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, që kontrollohej me anë të aplikacioneve në celularët e tyre. Gjatë operacionin gjithashtu janë sekuestruar 3 njësi kompjuteri, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje