Ka ndodhur

Lojëra fati përmes aplikacioneve në celular, 2 të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë I.K. 44 vjeç dhe Xh.I. 24 vjeç.

Në lokalin e tyre në rrugën “Studenti”, policia konstatoi aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, që kontrollohej me anë të aplikacioneve në celularët e tyre.  Gjatë operacionin gjithashtu janë sekuestruar 3 njësi kompjuteri, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë