Ka ndodhur

Kujdesej për rritjen e bimëve narkotike, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Britani

Gani Muça, një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg nga autoritetet britanike pasi në 6 qershor të këtij viti u kap në një banesë duke kultivuar drogë. Shtetasi jetonte në një dhomë  në banesën trekatëshe, ndërsa në të gjitha dhomat e tjera kultivohej kanabis. Ai i’u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike.
I riu ka deklaruar se kishte marrë 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë