Gani Muça, një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg nga autoritetet britanike pasi në 6 qershor të këtij viti u kap në një banesë duke kultivuar drogë. Shtetasi jetonte në një dhomë në banesën trekatëshe, ndërsa në të gjitha dhomat e tjera kultivohej kanabis. Ai i’u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike.
I riu ka deklaruar se kishte marrë 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje