Ka ndodhur

Zjarr masiv në gadishullin e Karaburunit në Vlorë, ushtria në ndihmë të zjarrfikësve (Foto)

Një zjarr i madh ka përfshirë Karaburunin mbrëmjen e të mërkurë në Vlorës, ku sipërfaqe të mëdha toke janë përfshirë nga flakët.

Mësohet se janë duke djegur hektarë me bimësi, shkurre dhe pemë të ndryshme zonën e Bristanit, duke u ngjitur në Ravenë dhe mbi kishën e Marmiroit në Orikum.

Terreni është shumë i rrezikshëm për të shkuar në vendgjarje, ndërkohë që punonjës dhe specialist të zonave të mbrojtura së bashku me prefektin e Qarkut të Vlorës janë nisur për të parë nga afër situatën.

Situata është problematike pasi flakët e zjarrit te ndihmuara dhe nga era mund t’i afrohen parkut të Llogorasë. Që prej orëve të para të ditës, trupat e batalionit të Poshnjës dhe detarët e Pashalimanit janë angazhuar për fikjen e zjarrit në zonën e Karaburunit, duke sfiduar terrenin dhe temperaturat ekstreme. Përveç tyre në terren po punojnë për kontrollin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit edhe forcat zjarrfikëse lokale.

Prej disa ditësh, temperaturat e larta kanë bërë që në të gjithë vendin të përhapen vatra zjarri, ndërkohë që në disa zona terreni ka vështirësuar edhe ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë