Deputeti i zgjedhur i PD-së, Tritan Shehu tha të enjten se nisma e Minishengenit ballkanik e zhvilluar në Shkup mes Ramës, Zaevit dhe Vuçiç nuk ndihmon në bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perendimor, bashkëpunim që sipas tij duhet mbështetur mbi parametrat e rekomandimet e BE-së.
“Në fakt kjo nismë bën të kundërtën, kërkon të lërë në harresë iniciativat Europiane për Rajonin siç është CEFTA, ajo e Berlinit etj, që janë ndërtuar pikërisht për zhvillimin rajonal e përshpejtimin e integrimit tonë.
Kjo nismë ndërtohet si një kundërvënie ndaj BE, si një “hakmarrje” ndaj saj e Perëndimit për refuzimin që ata i bëjnë autokracive, e stimuluar nga forca, që duan ta mbajnë Rajonin tonë larg Brukselit…”, vëren ndër të tjera Tritan Shehu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje