Politike

Tritan Shehu: Nisma e minishengenit lë në harresë iniciativat evropiane

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Tritan Shehu tha të enjten se nisma e Minishengenit ballkanik e zhvilluar në Shkup mes Ramës, Zaevit dhe Vuçiç  nuk ndihmon në bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perendimor, bashkëpunim që sipas tij duhet mbështetur mbi parametrat e rekomandimet e BE-së.

“Në fakt kjo nismë bën të kundërtën, kërkon të lërë në harresë iniciativat Europiane për Rajonin siç është CEFTA, ajo e Berlinit etj, që janë ndërtuar pikërisht për zhvillimin rajonal e përshpejtimin e integrimit tonë.

Kjo nismë ndërtohet si një kundërvënie ndaj BE, si një “hakmarrje” ndaj saj e Perëndimit për refuzimin që ata i bëjnë autokracive, e stimuluar nga forca, që duan ta mbajnë Rajonin tonë larg Brukselit…”, vëren ndër të tjera Tritan Shehu


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë