Një 13-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Gernac të Kurbinit. I mituri, me mbiemrin Keqi, u gjet nga policia i pajetë në mesnatë, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.
Ngjarja është raportuar rreth orës 00.00 në policinë e Kurbinit.
Sipas burimeve, viktima sëbashku me dy fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal dhe kanë gjetur armën e zjarrit. Pasi kanë dërguar bagëtitë në stan, kanë filluar të luajnë me armën. Dyshohet se arma ka qenë e mbushur dhe si pasojë ka gjetur vdekjen 13-vjeçari.
Fshati Gernac është në kufirin ndarës mes Matit dhe Kurbinit dhe përfshihet në qarkun e Dibrës, ndaj dhe mësohet se hetimet për ngjarjen po kryehen pikërisht nga policia e Dibrës. Më shumë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë pritet të mësohen gjatë ditës së sotme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje