Ka ndodhur

Gjejnë një armë në mal dhe po luanin në stan, vritet aksidentalisht 13-vjeçari në Kurbin

Një 13-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Gernac të Kurbinit. I mituri, me mbiemrin Keqi, u gjet nga policia i pajetë në mesnatë, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.

Ngjarja është raportuar rreth orës 00.00 në policinë e Kurbinit.

Sipas burimeve, viktima sëbashku me dy fëmijë të tjerë kanë  qenë duke kullotur bagëtitë në mal dhe kanë gjetur armën e zjarrit. Pasi kanë dërguar bagëtitë në stan, kanë filluar të luajnë me armën. Dyshohet se arma ka qenë e mbushur dhe si pasojë ka gjetur vdekjen 13-vjeçari.

Fshati Gernac është në kufirin ndarës mes Matit dhe Kurbinit dhe përfshihet në qarkun e Dibrës, ndaj dhe mësohet se hetimet për ngjarjen po kryehen pikërisht nga policia e Dibrës. Më shumë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë pritet të mësohen gjatë ditës së sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë