Bota

Italia lehtëson masat për udhëtarët; Karantinë 5 ditore edhe për vendet jashtë BE

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka firmosur dokumentin e ndryshuar për qytetarët që duan të hyjnë në Itali. Mediat italiane raportojnë se në dokument shkruhet se vende që nuk janë pjesë në Bashkimin Evropian, por që nuk bëjnë pjesë në vendet e riskut të lartë të rrezikshmërisë, si Shqipëria apo Kosova, duhet të kenë kryer një tampon 72 orët e fundit dhe do të qëndrojnë në karantinë për 5 ditë nga 2 javë që ishte.

Ndërsa për personat  që vijnë nga vendet e riskut si Britania e Madhe apo Irlanda e Veriut, duhet një tampon në 48 orët e fundit.. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit. Rregulli për karantinën 5 ditore nuk është i vlefshëm për personat që udhëtojnë me makinë për 36 orë për territorin italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë