Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka firmosur dokumentin e ndryshuar për qytetarët që duan të hyjnë në Itali. Mediat italiane raportojnë se në dokument shkruhet se vende që nuk janë pjesë në Bashkimin Evropian, por që nuk bëjnë pjesë në vendet e riskut të lartë të rrezikshmërisë, si Shqipëria apo Kosova, duhet të kenë kryer një tampon 72 orët e fundit dhe do të qëndrojnë në karantinë për 5 ditë nga 2 javë që ishte.
Ndërsa për personat që vijnë nga vendet e riskut si Britania e Madhe apo Irlanda e Veriut, duhet një tampon në 48 orët e fundit.. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit. Rregulli për karantinën 5 ditore nuk është i vlefshëm për personat që udhëtojnë me makinë për 36 orë për territorin italian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje