Ka ndodhur

“Poker” në Mirditë, tre në pranga dhe 23 persona nën hetim për organizim të lojërave të fatit

Tre persona janë arrestuar në Mirditë, ndërsa 23 të tjerë janë vënë nën hetim nga policia për shkak se akuzohen për organizimin e aktivitetit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.

Në operacionin e koduar “Poker”, kanë marrë pjesë edhe RENEA e mbërritur nga Tirana, e cila ka sekuestruar një sasi lënde narkotike, një tavolinë pokeri, 2 kompjuterë, çipsa dhe dy aparate celular.

Në pranga kanë rënë, N.P., 46-vjeç i cili dyshohet se organizonte lojëra fati në Mirditë në lokalin e tij dhe M.T., 21 vjeç, punonjës në lokal, banues në Mirditë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim drogë” si dhe Xh.S., 21 vjeç, (klient në lokal), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”. Këtij shtetasi, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e dyshuar cannabis sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë