Ka ndodhur

Kultivonin kanabis në pyjet e Pezës, arrestohen 3 persona. Sekuestrohen edhe armë gjahu

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Të arrestuarit janë M. V., 28 vjeç, Z. T., 42 vjeç dhe Q. T., 58 vjeç. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. P., 35 vjeç dhe K. T., 24 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Dorëz”, Pezë e Madhe.

Gjatë kontrolleve në banesat e 3 shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme. Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë