Ka ndodhur

Operacioni antidrogë te “Xhamlliku”, lirohet i riu që i iku policisë me makinë

Katër shpërndarësit e kokainës të arrestuar pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar dy ditë më parë në zonën e “Xhamllikut”, janë lënë në burg.

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia vetëm Gazmir Canin, i cili ishte drejtuesi i “Benz”-it që u largua me shpejtësi, duke vendosur në rrezik jetën e agjentëve të policisë.

Në burg do të qëndrojnë Gentian Kore, Erjon Prengaj, Altin Gega dhe Taulant Çoku. Në operacionin e quajtur “Xhamlliku” u sekuestruan 1 kg e 128 gr lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celulare.

Gjatë operacionit policor u ndalua edhe një gazetar, i cili u shtri në tokë nga agjentët, pasi po filmonte.

SHÇBA ka nisur një hetim disiplinor ndaj efektivëve për këtë incident dhe nëse ka pasur dekonspirim lidhur me këtë operacion.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë