Politike

Qeveria vendos: Trualli i Teatrit Kombëtar i kalon Bashkisë së Tiranës, kushtet që Bashkia duhet të plotësojë

Trualli i Teatrit Kombëtar i kalon Bashkisë Tiranë me një vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi është marrë të shtunën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Këshilli i Ministrave vendosi kalimin, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë, lloji “truall”, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2.

Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin  Këshillit të Ministrave që hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë