Politike

Kalimi i truallit në pronësi të bashkisë, Veliaj: Na u hap rruga për Teatrin e ri

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pak kohë më parë VKM-në që i kaloi në pronësi Bashkisë së Tiranës truallin prej 5.5 mijë metrash/katrorë, duke ja rikthyer pronësinë e këtij trualli Qeverisë, më saktësisht Ministrisë së Kulturës.

Për pasojë,  Bashkia e Tiranës nuk mund të zbatonte më projektin e godinës së re të teatrit kombëtar, por jo domosdoshmërisht, nuk ndalohej që i njëjti projekt të zbatohej nga një organ tjetër, që në këtë rast mund të ishte Qeveria. Më vendimin e fundit, Këshilli i Ministrave ia kaloi për kompetencë Bashkisë.   

Për këtë vendim foli edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një lidhje ‘live’ nga Tokio, ku ndodhet për Lojërat Olimpike.

Veliaj tha se kalon në pronësi vetëm trualli dhe jo ndërtesa, e cila nuk ekziston më dhe se ky vendim nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese.

“Është vetëm trualli jo me një ndërtesë që nuk ekziston. Është korrigjuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit. Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën.

Meqë jemi në Tokio ajo që kam kuptuar është që kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë