Një ikonë e vjetër me vlera historike e kohës bizantine është gjetur ndërsa policia kishte shkuar të kryente kontroll për drogë.
Policia ka arrestuar një 45 vjeç, banues në Kavajë, Ç.P., ndërsa iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg e 150 gr. lëndë narkotike cannabis sativa.
Ikonën e vjetër me vlera historike (e kohës bizantine) dyshohet se e ka vjedhur në një kishë dhe do i shiste kundrejt vlerave monetare.
Materialet ndaj 45 vjeçarit të identifikuar me inicialet Ç. P i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i veprave të artit”.
Ai ishte dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Përvetësimi i mallrave ose parave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje