Ka ndodhur

Kapet hajduti i ikonës bizantine, i zbulohen edhe 12 kg drogë

Një ikonë e vjetër me vlera historike e kohës bizantine është gjetur ndërsa policia kishte shkuar të kryente kontroll për drogë.

Policia ka arrestuar një  45 vjeç, banues në Kavajë, Ç.P., ndërsa iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg e 150 gr. lëndë narkotike cannabis sativa.

Ikonën e vjetër me vlera historike (e kohës bizantine) dyshohet se e ka vjedhur në një kishë dhe do i shiste kundrejt vlerave monetare.

Materialet ndaj 45 vjeçarit të identifikuar me inicialet Ç. P i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Trafikimi i  lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i veprave të artit”.

Ai ishte dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Përvetësimi i mallrave ose parave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë