Politike

Ish këshilltari i Trump, Richard Grenell mëngjes me Metën dhe drekë me Ramën në Tiranë pas vizitës në Serbi

Ish i dërguari i posaçëm i SHBA, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një vizitë të shkurtër në Tiranë.

Ai ka njoftuar përmes një foto në faqen e tij në Instagram se ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në një Tiranë shumë të nxehtë”, ka shkruar Grenell krahas fotos së publikuar.

Grenell fillimisht kishte qenë në Beograd ku postoi një foto me ministrin e Ekonomisë në Serbi, Sinisha Mali. Më pas, ai ka drekuar me kryeministrin Rama.

Ky i fundit nuk ka komentuar apo percjellë ndonjë foto rreth drekës së zhvilluar

Një takim me Grenell zhvilloi edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.  

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.

Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, shkruan Meta në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë