Dy shtetas turq janë arrestuar dhe një tjetër proceduar penalisht në Sarandë, pasi akuzohen për aktivitet të paligjshëm me mjete lundruese.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues, është konstatuar shtetasi V.M., i cili nuk kishte mjet identifikimi dhe ishte i padeklaruar nga kapiteni.
Lidhur me këtë rast, është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, i Y. H., 47 vjeç që ishte kapiteni i mjetit lundrues dhe M. K., 54 vjeç pjesëtar i ekuipazhit, të dy banues në Stamboll, Turqi.
Po ashtu është proceduar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, qytetari nga Turqia me iniciale V. M.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje