Ka ndodhur

Arrestohen dy turq në Sarandë, u sekuestrohet edhe jahti

Dy shtetas turq janë arrestuar dhe një tjetër proceduar penalisht në Sarandë, pasi akuzohen për aktivitet të paligjshëm me mjete lundruese.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues, është konstatuar shtetasi V.M., i cili nuk kishte mjet identifikimi dhe ishte i padeklaruar nga kapiteni.

Lidhur me këtë rast, është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, i Y. H., 47 vjeç që ishte kapiteni i mjetit lundrues dhe M. K., 54 vjeç pjesëtar i ekuipazhit, të dy banues në Stamboll, Turqi.

Po ashtu është proceduar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, qytetari nga Turqia me iniciale V. M.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë