Futboll

Ardian Ismajli ndryshon skuadër në Serinë A, nga Specia tek Empoli

Lëvizjeve të futbollistëve të Kombëtares gjatë kësaj merkatoje vere do t’u shtohet edhe ajo e Ardian Ismajlit. Ai do të ndryshojë skuadër, por do të qëndrojë në Serinë A. Vetëm pas një sezoni me Specian, ku bëri një paraqitje relativisht të mirë, mbrojtësi do të kalojë tek Empoli, skuadra që është ngjitur në nivelin elitar të futbollit italian.

Orët e fundit, sipas shtypit sportiv italian, është diskutuar për një shkëmbim të mundshëm të futbollistit të Kombëtares kuqezi me grekun Dimitri Nikolau, por Specia mund të përfitojë edhe financiarisht nga Ismajli. Futbollisti 24-vjeçar shihet si lojtari i duhur për të udhëhequr mbrojtjen e Empolit në Serinë A. Ismajli e ka përvojën e duhur ndërkombëtare.

Ismajli ne dyluftim me Sterling. Gazeta Si, 5 gusht 2021

Ardian Ismajli ka spikatur me përfaqësimin e tij me Hajdukun e Splitit në Kroaci, ndërsa verën e kaluar u transferua në Serinë A, te Specia. Shumë shpejt vjen kjo lëvizje për tek Empoli, që pritet vetëm të zyrtarizohet. Ismajli është një nga titullarët e mbrojtjes së Kombëtares shqiptare, bashkë me Berat Gjimshitin dhe Marash Kumbullën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë