Politike

Patozi: Deri tani ka “fituar” vetëm Basha

Sali Berisha i dha qëndrimet e tij. Ashtu si edhe Departamenti amerikan i Shtetit në anën tjetër. Ai që vijon ende të heshtë është Lulzim Basha.

Astrit Patozi, ish-nënkryetar i PD-së prej vitesh, thotë në një postim të shkurtër në Facebook se i vetmi që ka “fituar” me heshtje është Lulzim Basha.

“Dënimi amerikan për Berishën duket se do të mbetet e vetmja temë e rëndësishme politike e kësaj vere tmerrësisht të nxehtë.

Por çudia e madhe e këtij debati, që po arrin kulme të reja, është Lulzim Basha, i cili po shkëlqen edhe me heshtjen e vet.

Sepse deri tani ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim. Të dy ata kanë deklaruar se kanë pasur një bisedë shumë të mirë me kryetarin e PD për çështjen e doktorit “non grata”.

Si të mos ishte hallexhiu, që duhet të bëjë patjetër një zgjedhje përvëluese, por si ta kishin caktuar arbitër apo ndërmjetësues për ta mbyllur luftën pa të lënduar. Dhe kjo është meritë, që i duhet njohur, të paktën deri në shtator”, shkruan Patozi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë