Ka ndodhur

Sekuestrohen 62 kg kanabis në Durrës, arrestohen 7 persona (Video)

Shtatë persona kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Motoristi” në Durrës.

Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja , Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa.

Gjithashtu janë sekuestruar 62 kg lëndë narkotike kanabis.

Këta persona kanë qenë duke lëvizur me 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë dhe pas kontrollit nga shërbimet e policisë të ushtruar në njërin prej mjeteve i gjet  lënda narkotike, kanabis.

Gjithashtu së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan 3 mjetet dhe 12 aparate celulare. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë