Shtatë persona kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Motoristi” në Durrës.
Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja , Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa.
Gjithashtu janë sekuestruar 62 kg lëndë narkotike kanabis.
Këta persona kanë qenë duke lëvizur me 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë dhe pas kontrollit nga shërbimet e policisë të ushtruar në njërin prej mjeteve i gjet lënda narkotike, kanabis.
Gjithashtu së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan 3 mjetet dhe 12 aparate celulare. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje