Sport

Mos, Italia përsëri! Psikodrama e anglezëve vazhdon edhe në Olimpiadë

Këtë verë Italia është shndërruar në një makth sportiv për anglezët. Pas finales së Europianit, britanikët po përjetojnë të tjera zhgënjime të mëdha edhe në Lojërat Olimpike dhe përsëri protagonistë janë italianët. Rasti i fundit është stefeta 4×100 e meshkujve, ku Italia i “vodhi” medaljen e Artë Anglisë.

Një psikodramë e vërtetë sportive për britanikët, siç kuptohet qartë edhe nga qëndrimi i medieve. Tabloidi “Daily Mail”, finalen e 4×100 e përcjell me titullin: “Not Italy again!” (Jo Italia përsëri).

“The Guardian” fokusohet më shumë te gara, duke e krahasuar mbërritjen në finish të italianëve 1/100 para anglezëve me vendimet e VAR-it në futboll, që vonojnë 5 minuta ndeshjet e Premier Ligës League”. Gjithsesi, u jepen merita italianëve për finalen e bukur dhe medaljen e artë. “Mbërritja me fotofinish, dëshpërimi i skuadrës angleze dhe festa e Tortu”. Kështu e përmbledh “Sun” garën, ku anglezëve u rrëshqiti nga duart medalja e artë vetëm për 0.01 sekonda.

Ironia e Tortu dhe humori me Kielinin. Gazeta Si, 7 gusht 2021

Rrjetet sociale, që nuk falin në të tilla raste, kanë bërë punën e vet menjëherë, duke e shtuar edhe me tepër dhimbjen e anglezëve. Është bërë viral një fotomontazh, ku shfaqet Xhorxhio Kielini, kapiteni i Italisë, që frenon atletin e fundit në garë të britanikëve (si në rastin e Saka në finalen e “Wembley”-t), ndërsa finishin e kalon i pari Tortu. Ky i fundit, pasi ka shkuar “It’s coming Rome”, e ka falënderuar Kielinin ironikisht, duke thumbuar sërish anglezët.

Po ashtu, viral është bërë edhe një komentator anglez, i cili në fundin e stafetës 4×100 gati shpalli Anglinë fituese. “Medalja e artë është për ne, oh jo, për Italinë”, – ishte komenti i tij, që më pas pushtoi rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë